Zhvillim i produkteve softuerike

Inxhinieria prodhuese nuk është vetëm përcjellje të proceseve, por kërkon përvojë të madhe dhe ekspertizë të thellë. Zhvillimi i produkteve përfshin inkuadrimin permanent në idetë e reja, të qëndruarit në hap me pritjet e përdoruesit, aftësim të teknologjive që vazhdimisht janë të ndryshueshme, shkurtimin e margjinave të kohës dhe shpenzimeve, si dhe adaptim ndaj transformimit të moduleve të kyçura që rezulton në zhvillimin më të mirë të prodhimit softuerik.

EDUSOFT ofron shërbime të produkteve softuerike të vendorëve të pavarur softuerik (ISVs) anembanë botës. Duke i përcjell principet tona të fuqishme për sukses, ne iu ndihmojmë klientëve tanë në formësimin e vizionit të tyre dhe në realizimin e qëllimeve të tyre.

Ofertat tona për zhvillim të produkteve softuerike përfshijnë këto që vijojnë:

  • Përkthimin e vizionit për produkt në definicionin e produktit dhe ndërtim të konceptit;
  • Analizim dhe dokumentim të kërkesave sistemore;
  • Arkitekturë dhe dizajnim të prodhimit përmes përdorimit të veglave standarde industriale për dizajn dhe dokumentim të modeleve;
  • Zhvillim të prodhimeve në bazë të metodologjive më të sakta dhe më të përshtatshme;
  • Testim ekstensiv dhe sigurim të kualitetit që të sigurohet produkti përfundimtar bug-free;
  • Mundësi për kros-platformë qasje në prodhimin tuaj (Windows/Linux);
  • Mbështetje të vazhdueshme gjatë ciklit jetësor të produktit d.t.th. të pranuarit e kërkesave për ndryshim, përmirësim, zbulim të problemeve dhe mbështetje;
  • Re-inxhinering të produkteve softuerike të zhvilluara me ndihmën e teknologjive më të reja;

Metodologjia jonë e zhvillimit

Praktikat tona inxhenerike për zhvillim të produkteve softuerike përfshijnë këtu edhe proceset e dëshmuara, vegla zhvillimore të produktivitetit të lartë, metoda fleksibile komunikative, vegla të shkëlqyeshme menaxhuese dhe zhvillim agil të produktit. Ne iu mundësojmë klientëve tanë që sa më shpejtë të rinovojnë dhe ta optimizojnë realizimin e rinovimit duke iu ofruar Qasje, Agilitet dhe Siguri gjatë tërë ciklit jetësor të produktit.

Ekspertiza teknologjike

Ofrojmë ekspertizë për zhvillim të programeve softuerike me teknologji moderne...