Si ne punojmë

Fokusimi drejt kualitetit

Si kompani e orientuar drejt shfrytëzuesit, ne bëjmë atë më të mirën që mundemi që proceset tona t’i bëjmë sa më të qarta dhe më transparente për ju. Ne i shfrytëzojmë praktikat më të mira industriale dhe çdo herë obligohemi të dërgojmë rezultatin e parashikuar me kualitet të lartë të cilin ju e pritni. Ne e përqendrojmë fokusin kryesor në porosinë e zgjidhjeve me kualitet të lartë dhe të sigurt me vlerë afatgjate, të cilat do t’ua mundësojnë përdoruesve tanë që të koncentrohen në qëllimet e tyre kryesore të biznesit.

Në komunikim të përbashkët me klientët tanë ne zbuluam se çfarë lloji të zgjidhjeve me saktësi iu përgjigjet nevojave të tyre, si dëshirojnë t’iu punojë dhe cilat biznes procese janë përfshirë. EDUSOFT-i çdo herë e ka parasysh zgjerimin e ardhshëm të biznesit, ashtu që zgjidhja e juaj do të bëhet në formë të shkallëve dhe fleksibile për modifikim të mëvonshëm, në hap me rritjen dhe transformimin e biznesit të juaj.

Procesi zhvillimor

Procesi jonë inkrement-iterativ zhvillimor thjeshtë ndahet në disa faza::

  • Grumbullimi inicial i kërkesave;
  • Analizë të specifikimeve të projektuara;
  • Hartim të prototipit;
  • Implementim dhe parashtrim të demo versioneve për miratim;
  • Testim të produktit;
  • Dërgim të versionit përfundimtar;
  • Lëshim të zgjidhjes në prodhim, stabilizim dhe stërvitje të përdoruesve.

Këtë qasje e përdorim në zhvillimin softuerik pasi që besojmë se i ofron përparësitë vijuese:

  • Transparencë - Secila porosi iterative bëhet në kohë dhe në kuadër të buxhetit.
  • Siguria - Secila porosi është lëndë e procedurave për të pranuar, me qëllim që të vërtetohet se të gjitha kërkesat janë plotësuar.
  • Funksionaliteti - Secila porosi përmban ndonjërin nga funksionet e pritura dhe mund të përdoret menjëherë.