Skip Navigation LinksEDUSOFT >> Shërbime >> Autsoursing

Autsorsing

EDUSOFT ofron "autsorsing" shërbime për zhvillim të softuerit të kastimizuar. Ekspertiza e zhvilluesve tanë premton kualitet të lartë dhe zhvillim efektiv të aplikacionit të kastimizuar. Ne kemi përvojë shumëvjeçare në më shumë drejtime speciale, përfshirë këtu edhe IIT konsalting, zhvillimin e softuerit, autsorsing softuerik, ueb zgjidhje, R&D i përkushtuar, integrim dhe mirëmbajtje të aplikacioneve.

Disa nga industritë tona në të cilat jemi fokusuar, i përfshijnë këto që vijojnë: Sigurime, shërbime financiare, gjyqësi, ndërtimtari, etj. Modeli i përsosmërisë së EDUSOFT përfshin vetëm specialistë të talentuar, duke iu ofruar biznes trajnim të vërtetë për hulumtim sistematik të tregut.

Ekipet e përkushtuara

Ekipet zhvillimore të përkushtuara formohen për projekte më të mëdha të cilat kërkojnë resurse të llojeve të ndryshme që të përsosen. Përparësia më e madhe e ekipit të përkushtuar është aftësia për bashkëpunim edhe me “onshor” resurset në kuadër të ekipit edhe të sigurohet “fidbek” i drejtpërdrejtë për procesin zhvillimor. Resurset e përkushtuara zhvillimore organizatave iu ofrojnë fleksibilitet më të madh me minimum qasje të resurseve. Është tipike se ekipi i përkushtuar inkuadron programer/lider të projektit, një ose dy programerë dhe analistë si shtojcë për kualitet në procesin e testimit.