Rreth nesh

Kompania

Edusoft është kompani profesionale softuerike e cila është e specializuar për dizajn, zhvillim dhe implementim të aplikacioneve softuerike. Eshtë themeluar në vitin 1990 në Shkup, dhe vazhdimisht ofron softuer me kualitet të lartë, të zhvilluar me ndihmën e teknologjive të sofistikuara që punon në platforma të ndryshme.

Baza e përdoruesve përbëhet nga një numër i madh i kompanive, duke nisur prej bizneseve të vogla, e deri te ato të mëdha, si dhe institucioneve qeveritare. Kompania posedon njohuri të thella dhe përvojë në sigurimin e shërbimeve softuerike në sektorin financiar, në biznesin sigurues, në gjyqësi, veterinari, inxhinieri, ndërtimtari, etj.

EDUSOFT me krenari e thekson qasjen e lartë etike drejt biznesit. Numri më i madh i të punësuarve tanë ofrojnë kontribut të rëndësishëm shumëvjeçar në punë, dhe kjo pasuri nga përvoja rregullisht freskohet me të rinj, me njerëz të talentuar të cilët i përmbahen kompanisë sonë, shpeshherë që vijnë edhe drejtpërdrejti nga bankat e fakultetit.

Të dhëna për kompaninë

Emri i plotë Shoqëri për inxhinieri informatike
Edusoft Shpk Shkup
Emri i shkurtë Edusoft
Viti i themelimit 1990
Numri unik i identifikimit 5122473
Numri tatimor MK 4030996117953
Adresa rr. Filip II Makedonski 11-1/1
Shkup, R. e Maqedonisë së Veriut
Telefon (+ 389 2) 3 127 323
Faks (+ 389 2) 3 215 414
E-mail edusoft@edusoft.com.mk
Ueb adresa www.edusoft.com.mk

Misioni ynë

Kualiteti i produkteve dhe shërbimeve tona

Ne synojmë drejt prodhimit të softuerit me kualitet më të lartë, i cili do të jetë në dispozicion çdo kund në industri.

Kënaqësia e përdoruesit

Klientët tanë janë pika e fokusuar e zhvillimit tonë softuerik. Kjo është e nevojshme që përdorimi i softuerit të cilin e kemi bërë të maksimizohet. Komunikimi i shkëlqyeshëm është i nevojshëm për suksesin në orvatjen drejt zhvillimit të softuerit. Synojmë që të ndërtojmë raporte të ngushta pune me klientët tanë para zhvillimit të softuerit, gjatë zhvillimit dhe pas zhvillimit të softuerit. Me krenari e përmbajmë softuerin tonë, me dëshirë që ta maksimizojmë kënaqësinë e përdoruesve tanë me softuerin që e kemi realizuar për ata.

Përmirësim i vazhdueshëm

Industria e softuerit është përplot teknologji. Një numër i madh i teknologjive individuale janë të gjëra në rreth dhe të pasura në karakteristika. Më rëndësi esenciale është që këto teknologji vazhdimisht të studiohen, çdo herë duke synuar drejt shkathtësive të përsosura në ato sfera. Po ashtu, është e nevojshme që paralelisht të përcillen idetë, mjetet dhe teknikat e reja. Ne në EDUSOFT e njohim këtë dhe vazhdimisht punojmë në zgjerimin dhe thellimin e diturive dhe shkathtësive tona në aspekt të zhvillimit të softuerit.

Certifikatat për kualitet

ISO 9001 standardi për kualitet të dizajnit dhe implementim të sistemeve softuerike dhe të konsultimeve informatike

  • ISO 9001 standard of quality for design and implementation of software systems and IT consulting
  • ISO/IEC 20000 standardi për menaxhim me IT serviset
  • ISO 27001 standardi për menaxhim me sigurinë e informacionit

Partnerët

Microsoft Partner Logo