Skip Navigation LinksEDUSOFT >> Softueri >> Sistemi i automatizuar informativ për menaxhim me lëndët gjyqësore

Sistemi i automatizuar informativ për menaxhim me lëndët gjyqësore

Sistemi i automatizuar informativ për të menaxhim me lëndët gjyqësore (ACCMIS) është sistem softuerik i cili i automatizon dhe i përcjell të gjitha aspektet e ciklit jetësor të lëndëve, edhe atë nga hapja sipas inicialeve të lëndës përmes ndarjes së saj, qoftë ajo lëndë të jetë kundërvajtëse, penale, civile etj. Qoftë se bëhet fjalë për juridiksion të përgjithshëm ose të kufizuar dhe pavarësisht se për çfarë lënde bëhet fjalë - sistemi ynë për menaxhim me lëndët gjyqësore siguron zgjidhje të tërësishme për nëpunësit, gjykatësit dhe për të gjithë pjesëmarrësit tjerë të kyçur në procesin e zgjidhjes së lëndës gjyqësore. Pasi që ekspertiza jonë shtrihet nga zbatimi i ligjit dhe menaxhimi me të dhënat, e deri te supervizioni, për më shumë klientë tanë është lehtësuar puna e përditshme duke e përdorur ACCMIS-in.

Karakteristikat:

  • I mbulon të gjitha aspektet e menaxhimit me lëndët gjyqësore në të gjitha llojet e gjyqeve;
  • Punon on-line në kohë reale;
  • Siguron shërbim gjatë 24 orëve, shtatë ditë në javë, 365 ditë në vit;
  • Sistem me shkallëzim të lartë që mund të punojë në të gjitha llojet e gjyqeve në strukturë të ndryshme organizative;
  • Siguron mbrojtje të tërësishëm të informatave dhe të të dhënave;
  • Siguron gjenerim të raporteve më të ndryshme;
  • Dukshëm i zvogëlon detyrat e përsëritura;
  • Siguron statistikë të përmirësuar dhe monitorin.

Institucionet të cilat përdorin ACCMIS:

Nga viti 2010 Sistemi i automatizuar informativ për menaxhim me lëndët gjyqësore (ACCMIS), është operativ në të gjitha 34 gjyqet në Republikën e Maqedonisë, duke e zëvendësuar procesuimin manual të lëndëve dhe duke ua mundësuar gjyqeve të bëhen më efikas dhe më transparent. Në kombinim me trajnim për zhvillim të strategjisë për komunikime, informimit publik, shërbimit të përdoruesve, menaxhim me lëndët dhe administratën gjyqësore, automatizimi i proceseve gjyqësore ia mundëson opinionit një dritare kah sistemi gjyqësor të vendit.

Për më shumë informata, ju lutemi na kontaktoni në:

Tel. 1: (+ 389 2) 3127 323
Tel. 2: (+ 389 2) 3128 462

E-mail: edusoft@edusoft.com.mk