Skip Navigation LinksEDUSOFT >> Softueri >> Sistem informativ për zjarret pyjore

Sistem informativ për zjarret pyjore (FFIS)

Kontributi i tij në parandalimin e zjarreve në pyje dhe zvogëlimin pasojave nga ato, ky sistem GIS-i bazuar e ofron përmes evidentimit dhe ruajtjes së të dhënave, përmes përpunimit dhe analizës së tyre, si dhe përmes publikimit të rezultateve dhe parashikimeve dhe dërgimin në kohë të paralajmërimit për një rrezik të mundshëm. Sistemi përdor Web, iGPS GIS teknologji për paraqitjen e pamjes hartografike (harta) të kushteve meteorologjike, vende potenciale kritike me zjarre, llojin dhe thatësinë vegjetacionit të rrezikuar, rreziku i vlerësuar për shpërthim të zjarrit, si dhe prejardhja e zjarrit.

FFIS është i lehtë për t'u përdorur dhe me një numër të madh të karakteristikave funksionale, është i zhvilluar në mënyrë të kujdesshme në bashkëpunim të ngushtë me ekspertë të njohur ndërkombëtarisht në fushën e zjarreve pyjore në kuadër të projektit të përbashkët të "Organizatës Japoneze për Zhvillim Ndërkombëtar (JapanInternational Cooperation Agency-JICA)“, Qendra Maqedonase për menaxhim me Krizat QMK, ndërmarrja publike “Makedonski Shumi” (Pyjet e Maqedonisë së Veriut) (NPMSH), Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave" (MBPEU), “Drejtoria e entit Hidrometorologjik” (DEHM), “Fakulteti i Pylltarisë”, si dhe “Drejtoria për Mbrojtje dhe shpëtim”. FFIS përdoret për:

FFIS is used for:

- Hartim të të dhënave burimore përmes inputit të tyre dhe azhurim të lokacioneve të ndryshme varësisht nga institucioni kompetenet (informacione hidro-meteorologjike, pyjore, zjarrfikës dhe historike);

- Mbledhja dhe përpunimi i të dhënave duke i marrë ata nga vendet origjinale, dhe transferimi i tyre, unifikimin dhe procesuimin në një vend qendror (QMK) ku do të analizohen dhe përdoren për ta llogaritur “indeksin e zjarreve" (Fire Weather Index - FWI ), si dhe për ta vlerësuar shkallën e rrezikut dhe cenueshmërisë dhe hartimit të hartave përkatëse GIS;

- Publikimi i të dhënave duke i vënë ato në dispozicion nëpërmjet Intra dhe Internet për institucionet relevante, si dhe për opinionin më të gjerë;

Për atë qëllim FFIS në vete i integron modulet vijuese për:

1. Regjistrim dhe azhurim të të dhënave nga ekonomitë pyjore, si dhe të të dhënave nga zonat e kapluara nga zjarri (me ndihmën e GIS kompjuterëve të pajisur në objektet dhe NPMSH dhe (MBPEU), si dhe me ndihmën e pajisjeve iPad mobile në teren): me qëllim kryesor hartim të për të krijuar hartave të vegjetacionit pyjor (me shtresa për llojet e drunjve, për shkallën e rezistencës ndaj zjarrit, për vlerën e vegjetacionit, për rrezikun “dhjetëvjeçar”, etj.). Në serverët e të dhënave dhe GIS serverët të ndërmarrjes publike “Makedonski Shumi” (JPMSH) regjistrohen dhe azhurohen:

  • Informacione për menaxhim dhe regjistrim të pyjeve (private, shtetërore dhe parqe) dhe planet për përdorimin dhe mirëmbajtjen e tyre;
  • Kontroll në vend i realizuar me ndihmën e pajisjes iPad i cili mundëson regjistrim të lehtë të të dhënave për sipërfaqet e djegura në të dhënat e lexuara më parë dhe në hartat ekzistuese të zonës, vizatim të lehtë të poligoneve duke i përdorur Koordinatat GPS nga lokacioni, fotografim, kombinim të hartave satelitore (bazë topologjike, rrjetet rrugore, objektet të infrastrukturës, trafostacionet, radio transmetuesit, teleferiqet, pyjet dhe zonat jo pyjore, zonat pyjore të mbrojtura, etj).

2. Pranimi i të dhënave nga stacionet meteorologjike, si dhe nga satelitët meteorologjike (nga DEHM) dhe transferohen në GIS serverin në QMMK në kohë reale ose të paktën 4 herë në ditë në varësi nga lloji i të dhënave):

  • Të dhëna nga terreni shenja identifikuese, emri GPS koordinatat GPS dhe niveli i besueshmërisë/saktësia e stacioneve meteorologjike, data dhe koha e matjes në stacione me të dhënat meteorologjike (sasia e reshjeve, temperatura, shtypja dhe lagështia e ajrit, drejtimi dhe shpejtësia e erës, temperatura e sipërfaqes së tokës, rrezatimi diellor, etj.);
  • Të dhëna satellitore Mnga EUMETSAT Aqua / Terra merën në katër breza frekuentuese MODIS, SEVIRI, dhe MSG2 informacionet të cilat plotësohen ndërmjet vete dhe më pas përdoren për të llogaritur dhe për të formuar harta të "pikave të nxehta", si dhe të hartave për "thatësinë e vegjetacionit."

3. Marrja e të dhënave për pyjet dhe zonat e djegura (nga JPMSH) të cilat përmes një rrjeti rregullisht transferohen në serverat e të dhënave dhe në GIS serverat e QMK. Varianti ndihmës për transferim (p.sh. gjatë rënies së rrjetit) është me ndihmën e mediave bartëse:

  • Të dhënat pyjoreGIS të dhënat konture (vektore) nga niveli i tërë shtetit deri në nivelin më të ulët të departamenteve pyjore dhe nën-departamenteve, i shoqëruar me të dhënat e tyre më të ndryshme të atributeve;
  • Inspektim i të dhënave të zonave të djegura - GIS të dhënat konture me të dhënat e tyre më të ndryshme të marra aty në vend nga punonjësit e "Makedonski shumi", të kontrolluara dhe të vërtetuara nga Inspeksioni kompetent të Ministrisë;

4. Përpunim i të dhënave të pranuara dhe vlerësimi i niveleve të rrezikut dhe kërcënimeve (në QMK):

  • duke i përdorur të dhënat të cilat janë marrë nga stacionet tokësore meteorologjike dhe nga formula kanadeze dhe mënyrën e interpolacimit llogaritet FWI sipas së cilës hartohet "GIS hartë e indeksit të zjarreve", për ta paraqitur shkallën e probabilitetit dhe intensitetin e pritur të zjarrit, orarin dhe shkallën e dëmit të pritur, etj. Ajo plotësohet nga harta e shpërndarjes dhe dëmit të pyjeve, thatësisë së vegjetacionit, vendet e nxehta nga zjarret dhe nga historia e zjarreve;

5. Akumulimi dhe ruajtja e të dhënave për historinë e zjarreve (në QMK) për qëllimet e analizimit dhe planifikimit strategjik:

  • Historia e zjarreve pyjore mblidhet dhe ruhet në pajisjet e rrjetit të të dhënave (Network Attached Storage-NAS) për të bërë analiza dhe skenare më të ndryshme, për të kërkuar dhe për të gjetur të dhëna dhe harta përkatëse, si dhe për të hartuar raporte dhe kontrolle të shumta dhe të ndryshme.

6. Ndarja dhe publikimi i të dhënave dhe vlerësimeve (nga QMK):

  • Informacionet përshkruese dhe hartografike për zbulimin e hershëm dhe paralajmërim për zjarret pyjore, të bazuar në kushtet burimore pyjore dhe në ato meteorologjike, si dhe në bazë të të dhënave të llogaritura sipas "pikave të nxehta", vendosen dhe rregullisht azhurohen në Intra Internet serveret për inspektim të institucioneve relevante dhe të opinionit më të gjerë;
  • Interfejsi përdorues është siguruar me Web GIS që përdor Cache Map Data me Bessel 1841 Projection method, duke e përfshirë AREC dhe Ortho harta si bazë mbi të cilat paraqiten edhe hartat/shtresat tjera (objektet dhe infrastruktura, shpërndarje të resurseve zjarrfikës, demografia, ngjarjet ditore, rrjeti për raste urgjente, etj.

Për më shumë informata, ju lutemi na kontaktoni në:

Tel. 1: (+ 389 2) 3127 323
Tel. 2: (+ 389 2) 3128 462

E-mail: edusoft@edusoft.com.mk