Skip Navigation LinksEDUSOFT >> Softueri >> Sistemi ERP >> Buxhetimi

Buxhetimi

Moduli për buxhetim ua mundëson ekspertëve financiar një tranzicion shumë të lehtë nga tabelat që anojnë kah gabimet dhe ndryshimet kah sistemi i automatizuar që siguron vegla për buxhetim të tërësishëm, parashikime, konsolidime të të dhënave dhe përgatitje të raporteve. Bizneset e vogla, të mesme dhe ato të mëdha të cilët kërkojnë të kalojnë në sistem më fleksibil, më të sigurt, më të besueshëm, mund ta përdorin aplikacionin tonë për buxhetim, një zgjidhje të gatshme intuitive që është shumë ideale për sfera të ndryshme të industrisë, përfshirë prodhimtarinë, shëndetësinë, shitjen në të madhe/distibuimin, shitjen e imët, biznes shërbimet dhe veprimtaritë joprofitabile.

Aplikacioni ynë për buxhetim mundëson bazë të centralizuar dhe të sigurt të të dhënave, ashtu që të gjitha ndryshimet në të dhënat e kompanisë në mënyrë automatike do të rregullohen. Ajo është një makinë e fuqishme llogaritëse që i mundëson të gjitha llogaritjet, jo vetëm që janë në aspekt të matematikës shumë të sakta, por edhe të jenë të shoqëruar dhe t’i përcjellin principet e kontabilitetit. Kjo do të thotë se të dhënat janë 100% të sakta. Me vizardet dhe menytë të aplikacionit për buxhetim, ju vetëm i inkorporoni të dhënat, ndërsa sistemi e përgatit punën për ju, duke e eliminuar nevojën për hartim dhe mbajtjen e formulave komplekse, makrove dhe linqeve. Të gjitha ndryshimet e juaja në mënyrë automatike rregullohen nëpër tërë planin e juaj.

Aplikacioni ynë për buxhetim, në mënyrë automatike e gjeneron bilancin përfundimtar, ndërsa ato të gatshme në mënyrë automatike hartohen nga llogaria përfundimtare. Gjithçka është e sinkronizuar në mënyrë të përsosur. Si plotësim, aplikacioni vjen me raportet para - të hartuara përfshirë këtu edhe raportet në formë të prezantimeve të cilat mund të jenë të adaptuara dhe të përshtatshme për nevoja dhe qëllime të ndryshme. Pastaj, ato mund të eksportohen në Excel për përshtatje dhe adaptim të mëtejshëm.

Moduli për buxhetim i zvogëlon gabimet, kursen kohë dhe është i gatshëm për disa minuta. Ai është i dizajnuar për ndërmarrjet e vogla dhe ato të mesme me IT resurse të kufizuara dhe mund të përdoret menjëherë. Ne vërtetë mendojmë se ky është një opsion i shkëlqyeshëm për ata të cilët synojnë drejt buxhetimit dhe parashikimeve më të automatizuara.

Për më shumë informata, ju lutemi na kontaktoni në:

Tel. 1: (+ 389 2) 3127 323
Tel. 2: (+ 389 2) 3128 462

E-mail: edusoft@edusoft.com.mk