Skip Navigation LinksEDUSOFT >> Kompania >> Sigurimi i kualitetit

Sigurimi i kualitetit

Testimi i softuerit dhe kontrolli i kualitetit janë parakushtet thelbësore për sigurim të kualitetit të lartë të softuerit. EDUSOFT-i siguron standard komplet dhe thelbësor për kualitet gjatë tërë ciklit zhvillimor, duke siguruar kualitet me cilësi të lartë

Përfitimet kyçe nga sistemi për kualitet të EDUSOFT-it

Ne synojmë të vendosim standarde më të larta të mundshme për kualitet për të gjitha prodhimet e EDUSOFT-it. Komponentët kyçe të standardit tonë për kualitet që ua ofrojmë janë:

  • ISO 9001 certifikatë për menaxhim me kualitetin;
  • ISO/IEC 20000 certifikatë për menaxhim me IT shërbimet/serviset;
  • ISO 27001 certifikatë për menaxhim me sigurinë e informacionit;
  • Repart për kualitet i pavarur dhe mirë i organizuar;
  • Personel me përvojë me anëtarët të cilët janë të specializuar në sfera të ndryshme dhe që plotësohen ndërmjet vete;
  • Përvojë në realizimin e suksesshëm, hartim, mirëmbajtje dhe përkrahje të projekteve të shumta;
  • Spektër i madh i teknikave për testim: funksionalitetin, perfomansat, stresin, mbingarkesën, sigurinë, qasjen, përdorimin, lokalizimin etj.;
  • Test proces mirë i organizuar dhe i kapshëm me raporte të hollësishme në çdo fazë;
  • Integrim të proceseve tona me ato të juajat atëherë kur ajo është e nevojshme.

Çka fitoni me kualitetin e softuerit

Për shkak njohjes së tyre të shkëlqyeshme të ciklit jetësor të zhvillimit të softuerit dhe përvojës së drejtpërdrejtë ekstensive, specialistët tanë janë të aftë që t’i zbulojnë problemet në projektet për zhvillim softuerik edhe në fazën më të hershme. Kjo ndihmon që:

  • Të fitohen të dhënat objektive të cilat do të ndihmojnë gjatë evoluimit të përparimit real të projektit, të zbulohen mangësitë eventuale të projektit dhe të përmirësohet gjendja në kohë;
  • Të stimulohet ekipi zhvillimor që të veprojë në drejtim të duhur dhe të zhvillojë softuer të saktë;
  • Të zbulohen në kohë moskuptimet në kërkesa;
  • Të zvogëlohen rreziqet aktuale me shpenzim minimal të fuqisë së punës;
  • Të fitohet vlerësim objektiv të kualitetit të softuerit të zhvilluar;
  • Me fjalë tjera, mund t’iu ikim shpenzimeve të shumta dhe të kënaqemi në përparësitë reale të softuerit kualitativ.