Skip Navigation LinksEDUSOFT >> Softueri >> Sistemi ERP

Sistemi për planifikim të resurseve në ndërmarrje - Enterprise Resource Planning (ERP) System

Të posedohet ERP sistem i vërtetë dhe më e rëndësishme, mbështetja e vërtetë profesionale që do të jetë në dispozicion për ju në çdo kohë, ua mundëson që të mbeteni të fokusuar në biznesin e juaj. ERP sistemi i EDUSOFT-it është zgjidhje e sofistikuar për ndërmarrje të vogla, të mesme dhe të mëdha. Aplikacioni më shumë ishte i dizajnuar që t’ia mundësojë kompanisë fokusimin në biznes-qëllimet, se sa në menaxhim me të dhënat. ERP sistemi i EDUSOFT-it është i fuqishëm, i lehtë për përdorim të aplikacioneve, i dizajnuar dhe i zhvilluar nga ekspertë të njohur me mbi 20 vite përvojë profesionale punë.

ERP sistemi i EDUSOFT-it përbëhet nga modulet në vijim:

Kontabiliteti & Financat

"Menaxhimi efikas financiar është më i rëndësishëm se kur do herë më parë!"

Profesionistët e sotëm financiar medoemos të bëjnë më shumë që sa më pak të ballafaqohen me kërkesa më të shumta, por me më pak kohë dhe me më pak resurse. Është tepër e rëndësishme të vendosen në vend të duhur zgjidhjet e sigurta që të japin efikasitet dhe perfomansa - jo vetëm në sektorin financiar, por edhe në tërë kompaninë. Me këtë përkrahje, ju dhe kolegët e juaj mund të mbani kontroll efikas financiar dhe të jeni të sigurt se vendimet kyçe të biznesit mbështeten në informata të sigurta dhe të freskëta.

Moduli i kontabilitetit të EDUSOFT-it është softuer kontabilist nga klasa më e mirë e dizajnuar për integrim me aplikacionet specifike të kompanisë. Zgjidhja jonë siguron mbikëqyrje financiare në kohën reale dhe kontroll të punësuarve, proceseve dhe sistemeve.

Aplikacioni jonë për Kontabilitet & Financa është një prodhim i besueshëm softuerik, i zhvilluar dhe i përsosur në një periudhë për më tepër se një dekadë, i sofistikuar dhe i përmirësuar pothuajse për çdo ditë sipas nevojës së klientëve, me qëllim që sa më tepër që është e mundur të automatizohet veprimtaria e tyre e përditshme.

Karakteristikat:

  • Mund të përdoret në kompani të vogla, por po ashtu edhe në kompani të mëdha me strukturë të ndërlikuar hierarkike;
  • Mund të punojë në një apo më shumë kompjuterë në rrjet;
  • I lehtë për ta përdorur;
  • Me fleksibilitet të lartë dhe të qëndrueshëm;
  • I lehtë për trajnim;
  • Integrim i thjeshtë me aplikacionet tjera;
  • Është në dispozicion në pako me instalim dhe trajnim të përdoruesve përfundimtarë;
  • Integrim i thjeshtë me modulet tjera

Buxhetimi

Moduli për buxhetim ua mundëson ekspertëve financiar një tranzicion shumë të lehtë nga tabelat që anojnë kah gabimet dhe ndryshimet kah sistemi i automatizuar që siguron vegla për buxhetim të tërësishëm, parashikime, konsolidime të të dhënave dhe përgatitje të raporteve. Bizneset e vogla, të mesme dhe ato të mëdha të cilët kërkojnë të kalojnë në sistem më fleksibil, më të sigurt, më të besueshëm, mund ta përdorin aplikacionin tonë për buxhetim, një zgjidhje të gatshme intuitive që është shumë ideale për sfera të ndryshme të industrisë, përfshirë prodhimtarinë, shëndetësinë, shitjen në të madhe/distibuimin, shitjen e imët, biznes shërbimet dhe veprimtaritë joprofitabile.

Aplikacioni ynë për buxhetim mundëson bazë të centralizuar dhe të sigurt të të dhënave, ashtu që të gjitha ndryshimet në të dhënat e kompanisë në mënyrë automatike do të rregullohen. Ajo është një makinë e fuqishme llogaritëse që i mundëson të gjitha llogaritjet, jo vetëm që janë në aspekt të matematikës shumë të sakta, por edhe të jenë të shoqëruar dhe t’i përcjellin principet e kontabilitetit. Kjo do të thotë se të dhënat janë 100% të sakta. Me vizardet dhe menytë të aplikacionit për buxhetim, ju vetëm i inkorporoni të dhënat, ndërsa sistemi e përgatit punën për ju, duke e eliminuar nevojën për hartim dhe mbajtjen e formulave komplekse, makrove dhe linqeve. Të gjitha ndryshimet e juaja në mënyrë automatike rregullohen nëpër tërë planin e juaj.

Aplikacioni ynë për buxhetim, në mënyrë automatike e gjeneron bilancin përfundimtar, ndërsa ato të gatshme në mënyrë automatike hartohen nga llogaria përfundimtare. Gjithçka është e sinkronizuar në mënyrë të përsosur. Si plotësim, aplikacioni vjen me raportet para - të hartuara përfshirë këtu edhe raportet në formë të prezantimeve të cilat mund të jenë të adaptuara dhe të përshtatshme për nevoja dhe qëllime të ndryshme. Pastaj, ato mund të eksportohen në Excel për përshtatje dhe adaptim të mëtejshëm.

Moduli për buxhetim i zvogëlon gabimet, kursen kohë dhe është i gatshëm për disa minuta. Ai është i dizajnuar për ndërmarrjet e vogla dhe ato të mesme me IT resurse të kufizuara dhe mund të përdoret menjëherë. Ne vërtetë mendojmë se ky është një opsion i shkëlqyeshëm për ata të cilët synojnë drejt buxhetimit dhe parashikimeve më të automatizuara.

Puna e arkës

Menaxhim i thjeshtë me paratë e juaja

Moduli për punën e arkës të EDUSOFT-it siguron mënyrë të lehtë të përcjelljes së parave të juaja dhe përmirësimin e kontrollit financiar.

Karakteristikat:

  • Vijon gjithçka ajo që duhet të paguani. Ne e bëjmë atë shumë shpejtë dhe lehtë përmes regjistrimit të të gjitha parave që kanë hyrë dhe dalë nga biznesi i juaj; kjo është njëra nga mënyrat sipas së cilave ne ju ndihmojmë që ta udhëhiqni biznesin;
  • Regjistrim dhe menaxhim i lehtësuar me transaksionet e gatshme: hartim të shpejtë të transaksioneve të të ardhurave dhe regjistrim të të gjitha shpenzimeve të juaja të punës në një vend. Mund shumë lehtë t’i editoni transaksionet dhe kur është e nevojshme të keni kontroll të të gjitha fletëllogarive me ndihmën e raportit për totale;
  • Lehtë menaxhon me transaksionet e juaja bankare dhe të gatshme: ofron kontroll të të gjitha transaksioneve në llogaritë e juaja bankare me regjistrimin e depozitave, të hyrjeve dhe daljeve nga llogaritë. Mund të shtoni më tepër llogari bankare, t’i regjistroni transferet ndërmjet llogarive dhe ta dokumentoni tërheqjen e parave nga pronari (para të tërhequra nga biznesi nga ana e pronarit) si dhe depozitimet e pronarit;
  • E përcjell rrjedhën aktuale: në mënyrë të shpejtë harton certifikatë të artikujve të hapura për blerësit dhe furnizuesit që mund t’ua dërgoni që t’i shohin kërkesat e hapura dhe t’i paguajnë ato;
  • Harton lloje shitëse dhe shpenzuese që i përgjigjen biznesit të juaj: Ky modul ofrohet me disa lloje të para-fiksuara shitëse dhe shpenzuese, por ju mund edhe më tej të shtoni kategori sipas nevojave të juaja të punës;
  • Integrim të thjeshtëzuar me modulet tjera.

Aktivitetet e punës në depo

Moduli për punët në depo të EDUSOFT-it e përkthen potencialin në prodhimtarinë me zbatimin e teknologjisë së dëshmuar në punën e juaj të ardhshme. Aplikacioni ynë i përmirëson perfomansat me furnizimin e kompanive me teknologji e cila e përmirëson efikasitetit e tërësishëm në depo dhe shërbimet e drejtpërdrejta. Ky softuer i ri e thjeshtëzon procesin e menaxhimit me mallra përmes automatizimit, duke siguruar operacione të integruara në të gjitha nivelet të menaxhimit në depo. Ne iu ndihmojmë kompanive që t’i zvogëlojnë shpenzimet me këtë duke e siguruar vlerën e shtuar të klientëve me integrim të kompanive në kohën reale. Softueri ynë për punë në depo e optimizon biznesin e juaj duke e vendosur prodhimin në vendin e parë.

Karakteristikat:

  • Regjistrim të mallrave të sjella;
  • Regjistrim të porosive;
  • Monitorim të materialeve të përdorura;
  • Moduli për gjenerim të raporteve;
  • Integrim i thjeshtëzuar me modulet tjera.

Asetet fikse

Me vetëm disa klikime në mausin e juaj, mund të bëni regjistrimin e aseteve fikse, amortizimin, udhëheqjen e tyre nga shumë e komplikuara e deri në atë absolute e qartë dhe e lehtë. Interfejsi intuitiv i softuerit për asetet fikse ua mundëson kontroll të të gjitha detajeve për atë se si llogaritet amortizimi momental të aseteve fikse.

Karakteristikat:

  • Regjistrim të aseteve fikse;
  • Përllogaritje të amortizimit dhe revalorizimit;
  • Kontabilizim automatik;
  • Moduli për gjenerim të raporteve;
  • Integrim i thjeshtë me modulet tjera

Menaxhimi me resurset njerëzore

Softueri për resurset njerëzore e menaxhon procesin, duke ua lehtësuar menaxherëve në bartjen e brengës për nevojat e këtyre resurseve. Përdorimi i programeve softuerike menaxherit i kursen kohë dhe energji, me atë që detyrat i bën të lehta dhe të thjeshta për t’i kuptuar. Saktësia në regjistrimin e përmirësohet atëherë kur programi softuerik dhe programet janë të dizajnuara tërësisht, në atë mënyrë që i “njohin” gabimet e dukshme në të dhënat e regjistruara para se të njëjtat të incizohen në sistem.

Karakteristikat:

  • Regjistrim dhe menaxhim i të dhënave të të punësuarve, përfshirë këtu edhe të dhënat e tyre personale, të dhënat për nivelin e përgatitjes arsimore të tyre dhe për gjendjen shëndetësore, si dhe për përvojën profesionale;
  • Moduli për gjenerim të raporteve;
  • Integrim i thjeshtë me modulet tjera.

Pagat

Në botën e sotme të tregut konkurrues dhe të kërkesave të kualitetit të lartë, është e domosdoshme që të posedoni zgjidhje gjithëpërfshirëse për llogaritjen e pagave të të punësuarve, andaj prej këtu edhe nevoja për softuer inteligjent për pagat. Zgjidhja jonë softuerike për Pagat në mënyrë të përsosur përshtatet në botën e korporatave që t’a zbatojë procesin me 100% pajtueshmëri me rregullativën ligjore.

Karakteristikat:

  • Regjistrim të parametrave mujore për llogaritjen e pagave;
  • Regjistrim të parametrave individuale të secilit të punësuar për llogaritjen e pagave;
  • Regjistrim të të gjitha kredive sipas të punësuarve;
  • Përllogaritja e pagave dhe kontabilizim automatik;
  • Gjenerim të raporteve duke i mbështetur llojet e ndryshme të raporteve, listave të pagave, modelet për administrim tatimor, etj.
  • Integrim i thjeshtë me modulet tjera.

Për më shumë informata, ju lutemi na kontaktoni në:

Tel. 1: (+ 389 2) 3127 323
Tel. 2: (+ 389 2) 3128 462

E-mail: edusoft@edusoft.com.mk