EDUSOFT nënshkroi marrëveshje me Ministrinë për bujqësi, pylltari dhe furnizim të ujit të Republikës së Maqedonisë për zhvillim dhe implementim të Sistemit Informativ Veterinar - VIS

04.11.2009 EDUSOFT në konzorcium me SEMOS nënshkroi marrëveshje me Ministrinë për bujqësi, pylltari dhe furnizim të ujit të Republikës së Maqedonisë për zhvillim dhe implementim të Sistemit Informativ Veterinar - VIS.

Si nënkontraktues për realizimin e GIS komponentës të këtij sistemi është angazhuar kompania GISDATA.

Ky projekt duhet të mundësojë integrimin e moduleve ekzistuese nga sistemi për identifikim dhe regjistrim të kafshëve (I & R), si dhe dizajnimin dhe zhvillimin e moduleve të reja:

  • Modul për shëndetin e kafshëve
  • Modul për shëndetin publik
  • Modul për gjenerimin e raporteve

Është paraparë edhe trajnimi i rreth 100 shfrytëzuesve të këtij sistemi.