EDUSOFT dhe USAID JRIP nënshkruan marrëveshje për implementimin e aplikacionit JCCMIS

15.10.2009 Edusoft dhe Projekti për implementimin e reformave në gjyqësi (JRIP) të USAID-it nënshkruan marrëveshje për implementimin e Sistemit informativ për udhëheqje me lëndët e Këshillit Republikan Gjyqësor të Maqedonisë (Judicial Council Case Menagement Information System – JCCMIS). Qëllimi kryesor i këtij projekti është përmirësimi dhe modernizimi i Sistemit Gjyqësor dhe kontributi i mëtejshëm drejt përforcimit të gjyqësisë në Republikën e Maqedonisë.

Zhvillimi i aplikacionit JCCMIS do të zhvillohet në periudhën kohore prej 15 Tetor e deri më 31 Mars të vitit 2010.

Softueri JCCMIS do ta automatizon procesuimin dhe përcjelljen e ankesave të parashtruara, vlerësimin e atyre të dhënave dhe hartimin e raporteve të lidhura në Këshillin Republikan Gjyqësor të Maqedonisë, si organ i pavarur në gjyqësor, që me kryerjen e funksioneve të tij e siguron pavarësinë dhe vetëqeverisjen në gjyqësi.

Sfera e punës:

  • Krijim detal i specifikacionit teknik të bazuar në informatat e fituara nga ekspertë të Këshillit Republikan Gjyqësor
  • Zhvillim, instalim dhe implementim të JCCMIS
  • Stërvitje të shfrytëzuesve për shfrytëzim përkatës dhe korrekt të aplikacionit JCCMIS
  • Stërvitje të IT personelit për mirëmbajtje adekuate dhe korrekte të JCCMIS
  • Garanci njëvjeçare pa pagesë dhe mirëmbajtje post-garante në periudhë prej 5 viteve, e paguar nga USAID/JRIP në kuadër të marrëveshjes ACCMIS së përgjithshme të nënshkruar.

Për më shumë informacione në lidhje me projektin JCCMIS, si dhe për prodhimet tjera te EDUSOFT, lirisht na kontaktoni.