EDUSOFT nënshkroi marrëveshje me Ministrinë e Drejtësisë të Republikës së Maqedonisë për zhvillim dhe implementim të WEB aplikacioneve për evidentim të noterëve, mediatorëve, ekzekutuesve gjyqësor dhe avokatëve

Shkup, 06.08.2009.EDUSOFT në konzorcium me NEOKOM nënshkroi marrëveshje me Ministrinë e Drejtësisë të Republikës së Maqedonisë për zhvillim dhe implementim të WEB aplikacioneve për evidentim të noterëve, mediatorëve, ekzekutuesve gjyqësor dhe avokatëve.

Këto aplikacione do të përbëhen nga dy pjesë, edhe atë:

  • Pjesa publike e cila do të përmbajë informata me karakter publik për të cilat nuk janë të nevojshme privilegje për qasje dhe
  • Pjesa e mbrojtur deri tek e cila do të kenë qasje vetëm përdoruesit e autorizuar dhe e cila do të shërbejë për:
    • Administrim të pjesës publike të aplikacionit
    • Administrim të qasjes së përdoruesit me qëllim që të sigurohet integriteti i të dhënave
    • Përparim të punës në Sektorin për mbikëqyrje të noterëve, mediatorëve dhe ekzekutuesve gjyqësor pranë Ministrisë së Drejtësisë
    • Ndihmë në punën e noterëve, mediatorëve, ekzekutuesve gjyqësor dhe avokatëve të cilëve do t’iu ofrohet qasje deri tek informatat e caktuara

Pjesa dedikuar për Sektorin për mbikëqyrje të punës së noterëve, mediatorëve dhe ekzekutuesve gjyqësor, në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, do të përmbajë:

  • Dosje elektronike të noterit, gjegjësisht mediatorit ose ekzekutuesit gjyqësor
  • Raporte nga mbikëqyrjet e rregullta dhe nga ato të jashtëzakonshme
  • Masat e caktuara disiplinore
  • Kontroll i lëndëve të pranuara nga gjyqet
  • Hartimi i raporteve të caktuara
  • Moduli statistikor
  • Moduli për on-line regjistrim te aplikacionit të kandidatëve për dhënien e provimit
  • Moduli për verifikim të aplikacionit të dorëzuar nga ana e kandidatit për dhënien e provimit
  • Moduli për publikim të rezultateve nga provimet e realizuara
  • Moduli për kërkim sipas kritereve të ndryshme
  • Sipas rajonit të gjyqit themelor
  • Sipas komunës
  • Sipas emrit dhe mbiemrit
  • Moduli për të treguar rregullativën ligjore
  • Moduli për informim dhe publikim të risive.