Edusoft nënshkroi kontratë me Agjencionin për punësim të Rep. së Maqedonisë

EDUSOFT në konzorcium me NEOKOM dhe NEKSTSENS, nënshkroi marrëveshje me Agjencionin për punësim të Republikës së Maqedonisë për përgatitje dhe implementim të zgjidhjes softuerike për punë të përgjithshme të Agjencionit për punësim të Republikës së Maqedonisë.

Kjo zgjidhje softuerike i përmban tre pjesët vijuese të cilat paraqesin tërësi funksionale dhe teknologjike, edhe atë:

  • Pjesa 1. Softuer për aktivitetet themelore të Agjencionit për punësim, gjegjësisht për shërbimet ndaj klientëve - web aplikacion të orientuar me bazë qendrore të të dhënave.
  • Pjesa 2. Softuer për punë interne të Agjencionit për punësim (aplikacione standarde për punë financiare-llogaritëse, evidencë personale, përllogaritje të pagës etj., të adoptuara në punën e Agjencionit për punësim).
  • Pjesa 3. Implementim të DataWareHouse dhe Business Intelligence sistemit në bazën qendrore të të dhënave.

Pas implementimit të këtij projekti, do të mundësohet automatizim i punës së përgjithshme të Agjencionit për punësim dhe të 30 qendrave për punësim në territorin e R. së Maqedonisë, ku ndër të tjerat janë përfshirë edhe aktivitetet vijuese:

  • Ndërmjetësim gjatë punësimit
  • Zbatim i masave të ndryshme aktive për punësim
  • Përgatitje për punësim
  • Orientim profesional
  • Punësim të personave invalidë
  • Shpallje të vendeve të lira të punës, paraqitje dhe çregjistrim të marrëdhënieve të punës
  • Regjistrimi në evidencë të personave të papunë
  • Paraqitje të rregullt të personit të papunë
  • E drejta në kompensim material në bazë të papunësisë
  • E drejta e mbrojtjes shëndetësore në bazë të papunësisë
  • Dhënie të lejeve për punësim shtetasve të huaj