Më 4 dhjetor 2008, nën patronatin e USAID - Projekti për implementimin e reformave gjyqësore (JRIP), është organizuar prezantim dhe demonstrim i karakteristikave të AKMIS aplikimit para Ministrit të drejtësisë Mihajllo Manevskit dhe Kryetarit të gjyqit Suprem Jovo Vangellovski.
Është paraqitur një hyrje e shkurtër për aktivitetet, për atë se ç’është bërë deri më tani dhe për aktivitetet e ardhshme të planifikuara. Më pas është bërë një demonstrim praktik të funksioneve të softuerit në të gjitha fazat e procesuimit të lëndëve gjyqësore.
Pas demonstrimit, Ministri i Drejtësisë dhe Kryetari i Gjyqit Suprem i ofruan komentet e tyre për softuerin dhe karakteristikat e tij teknike si dhe e shprehën përcaktimin e tyre për t’a përkrahur këtë aktivitet kyç të gjyqësisë në zbatimin e tij.
Është theksuar se deri në fund të vitit 2008, AKMIS do të testohet në Gjyqin Themelor - Ohër dhe në Gjyqin Suprem. Gjatë vitit 2009 sistemi do të instalohet në çdo gjyq dhe do të sigurohet stërvitje në vende të punës për 2500 shfrytëzues nëpër gjyqe.
Pritet që deri në fund të vitit 2009 AKMIS të operacionalizohet në punën e përditshme të gjyqësorëve.
|