Është instaluar versioni i ri i pakos softuerike ERP në qendrën e re Distributive shitëse të Çimentores TITAN USJE në Lypjan, Kosovë

Shkup, 03.09.2008. Më 03 Shtator 2008, në qendrën e re të hapur Distributive shitëse të Çimentores TITAN USJE në Lypjan, Kosovë, është instaluar versioni i ri i pakos softuerike ERP në të cilin janë kyçur modulet për Shitje duke përcjellë stoqet e mallrave, punën Financiare dhe mjetet Themelore.

Me këtë zgjidhje softuerike është mundësuar edhe shitja e njëkohshme nga lokacioni në Shkup duke e shfrytëzuar Internetin, gjatë së cilës është implementuar replikacioni automatik të bazës së të dhënave nga Kosova në Shkup.

Karakteristikë për këtë zgjidhje softuerike është ajo që shitja e çimentos është lehtësuar përmes procedurës automatike për mbushje të cisternave me çimento.

Gjatë hyrjes, secili vozitës në dyert hyrëse merr RF kartelën me të dhënat për cisternën se me çfarë sasie të çimentos duhet të mbushet. Në peshoren, duke e shfrytëzuar vozitësi RF kartelën, inicion mbushje automatike të cisternës. Gjatë daljes nga dyert, vozitësi merr Faturën e cila në mënyrë automatike është përgatitur përmes sistemit.

Kjo ERP pako, ofron mundësi plotësuese për komunikim të drejtpërdrejtë me peshoren, po qe te RF lexuesit ndodh ndonjë ndërprerje.

Gjendja momentale materiale dhe financiare në Qendrën Distributive në Kosovë mund të kontrollohet në qendrën TITAN në Shkup.

[ Kthim ne faqen kryesore ]