Shkup, 01.09.2008. Edusoft dhe Projekti për implementimin e reformave në gjyqësinë (JIRIP) të USAID nënshkruan marrëveshje për implementimin e Sistemit Informativ për Udhëheqje Automatike me Lëndët Gjyqësore (ACCMIS). Qëllimi kryesorë i këtij projekti është që t’a përkrahë implementimin e reformave në gjyqësi si dhe të kontribuojë në përparimin e resurseve materiale. Edusofti do t’a sigurojë pakon softuerike, si dhe instalimin në të gjitha gjyqet e Maqedonisë, do të stërvitë më shumë se 2000 shfrytëzues përfundimtar dhe do të sigurojë përkrahje dhe mirëmbajtje të sistemit gjatë 5 viteve të ardhshme.
Ky projekt do të fillojë të realizohet nga muaji Shtator 2008 e deri në Janar 2016.
Softueri ACCMIS do të instalohet në gjithsej 36 lokacione, edhe atë:
- Gjyqi Suprem i Republikës së Maqedonisë
- Gjyqet e Apelit (Shkup, Manastir, Shtip, Gostivar)
- Gjyqi drejtues në Shkup
- Gjyqet themelore (Shkup 1, Shkup 2, Manastir, Prilep, Negotinë, Resnje, Ohër, Gjevgjeli, Krushevë, Veles, Kumanovë, Kratovë, Kriva Pallankë, Tetovë, Gostivar, Dibër, Kërçovë, Shtip, Koçanë, Vinicë, Sveti Nikollë, Radovish, Strumicë, Strugë, Dellçevë, Berovë, Kavadar).
- Akademia për stërvitje të gjykatësve dhe të prokurorëve publik
- Ministria e Drejtësisë
Gjatë kohës së ceremonialit me rastin e nënshkrimit solemn të marrëveshjes, z. Sam Juncker, udhëheqës i projektit JRIP, theksoi se ky projekt është me domethënie të veçantë për ta. Ai gjithashtu shprehu shpresën se ACCMIS do të kontribuojë për përmirësimin e procesit të përgjithshëm të udhëheqjes me lëndët gjyqësore dhe do t’a zmadhojë efikasitetin në punën e gjyqeve.
Sistemi Informativ për Udhëheqje Automatike me Lëndët Gjyqësore (ACCMIS) do të shfrytëzohet për përpunimin e të gjitha lëndëve në gjyqësorin e Maqedonisë. Qëllimet e këtij projekti janë që të përpunohet, testohet, dokumentohet, instalohet, stërvitet, implementohet dhe t’a përkrahë ACCMIS, i cili:
- Funksionon On-line në kohë reale,
- Ofron shërbime 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, 365 ditë në vit,
- Lejon qasje përkatëse publike dhe
- Siguron informata komplete për nevojat e menaxhmentit
Për më shumë informata në lidhje me projektin ACCMIS, si dhe për prodhime tjera të Edusoft-it, Ju lutemi na kontaktoni.
[ Kthim ne faqen kryesore ]
|